Connect with us

Religjion

E vërteta e njeriut përtej pasqyrës

Publikuar

më

O njeri,

Ti nuk je vetëm trupi që sheh në pasqyrë. Por nuk je as një thërrmijë Hyjnore, e pa trup, e humbur në botën materiale. Ti je krijesë e All-llahut: e trajtuar nga dheu, e gjallëruar nga shpirti, e pajisur me mend, e sprovuar me liri, e ngarkuar me emanet dhe e përcaktuar për t’u kthyer te Krijuesi yt.

Nuk je vetëm ajo që shkruhet në biografinë tënde. Ti je edhe ajo që ke bërë kur askush nuk po të shikonte; ajo që ke heshtur për të mos e lënduar tjetrin; ajo që ke falur; ajo për të cilën je penduar; ajo për të cilën ke shpresuar, kur të gjitha shenjat tregonin se nuk kishte më shpresë.

Trupi është veshja jote tokësore, por jo e gjithë e vërteta jote.

Biografia është gjurma e rrugës sate, por jo gjykimi përfundimtar për ty.

Emri është shenja me të cilën të njohin njerëzit, por All-llahu e njeh edhe atë që nuk e ke thënë kurrë.

Prandaj mos pyet vetëm: Si duket trupi im?

Pyet: Në çfarë gjendjeje është shpirti im?

Mos pyet vetëm: Çfarë kam fituar në jetë?

Pyet: Çfarë ka bërë jeta prej meje?

Mos pyet vetëm: Sa gjatë do ta kujtojnë njerëzit emrin tim?

Pyet: A do të thirret shpirti im me fjalët:

“E ti, o shpirt i qetë, kthehu te Zoti yt i kënaqur, dhe Ai i kënaqur me ty.”

Sepse trupi është prej dheu dhe në dhe kthehet. Ndërsa shpirti është amanet i All-llahut: me urdhrin e Tij vjen, me vullnetin e Tij jeton dhe tek Ai kthehet.

Pra, nuk është shpirti vetëm në trup. Trupi është në shpirt — sepse vetëm përmes shpirtit trupi jeton, ndien, zgjedh, beson, do dhe bëhet njeri. Dhe njeriu bëhet vërtet i vetvetes atëherë kur kupton se nuk është vetë burimi i tij, as qëllimi i tij, as përfundimi i tij, por krijesë e All-llahut në rrugën drejt All-llahut.

Autor: Mustafa Cerić 

Përkthim, 
[islampress.ch]

Maqedoni3 minutes ago

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

Lajme22 minutes ago

Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqipëri33 minutes ago

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Maqedoni1 hour ago

Tragjedi në autostradën e Kroacisë: Dy të vdekur, përmbyset autobusi serb

Maqedoni1 hour ago

LSDM: Vonesa në pagat e disa institucioneve shtetërore, komunat përballen me vështirësi në pagesa

Maqedoni1 hour ago

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

Lajme2 hours ago

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion

Maqedoni3 hours ago

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident, lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

Shqipëri4 hours ago

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

Lajme5 hours ago

Krejt çka dihet deri më tani për sulmin në Krakov me 6 të vde’kur, detaje për të dyshuarin dhe pamje duke ikur njerëzit

Maqedoni6 hours ago

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

Shqipëri6 hours ago

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

NA NDIQ NË FACEBOOK