Connect with us

Kosovë

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje

Publikuar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, si të dyshuar për vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Leposaviq.

Në njoftim shtohet se, sipas ankuesit, të dyshuarit kishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë, si dhe dy zinxhirë ari, përcjell Gazeta Express.

‘’ – N.V. (2006), i arrestuar në fshatin Borovë, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur një fishek për pistoletë. – N.L. (2007), i arrestuar në Leshak, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,300 euro, të cilat dyshohet se janë para të përfituara nga rasti. Të dy këta persona, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa personi i tretë i arrestuar, D.M. (2009), është liruar në procedurë të rregullt.’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Policia në Veri arreston tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” të raportuar në Leposaviq

Mitrovicë Veri, 21.08.2026

Më datën 20.08.2026, në Stacionin Policor në Leposaviq është raportuar rasti “Vjedhje e rëndë”. Bazuar në deklarimin e ankuesit, person/a të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë, si dhe dy zinxhirë ari. Rasti kishte ndodhur në kohën kur në shtëpi nuk ndodhej askush.

Pas pranimit të informacionit, rasti ka kaluar për trajtim dhe hetim tek Njësia Rajonale e Hetimeve Mitrovicë Veri. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative, si dhe bashkëpunimit me qytetarët policia ka arritur që, brenda një kohe të shkurtër, të identifikojë katër persona të dyshuar në lidhje me rastin.

Prej tyre, tre persona janë arrestuar, ndërsa një person i dyshuar vazhdon të jetë në kërkim nga Policia.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë realizuar kontrolle në adresat e banimit të personave të arrestuar:

– N.V. (2006), i arrestuar në fshatin Borovë, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur një fishek për pistoletë.

– N.L. (2007), i arrestuar në Leshak, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,300 euro, të cilat dyshohet se janë para të përfituara nga rasti.

Të dy këta persona, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa personi i tretë i arrestuar, D.M. (2009), është liruar në procedurë të rregullt.

Bazuar në hetimet e zhvilluara edhe në rastet e tjera të raportuara të vjedhjeve, është vërejtur se raste të tilla ndodhin më së shpeshti në kohën kur pronarët nuk ndodhen në shtëpitë apo banesat e tyre dhe ato lihen pa mbikëqyrje.

Andaj, Policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe kur largohen nga shtëpitë e tyre, të sigurohen që ato të jenë nën përkujdesjen e ndonjë familjari apo personi të besueshëm. Po ashtu, qytetarët këshillohen që, kur është e mundur, gjërat me vlerë të mos lihen në shtëpi pa mbikëqyrje.

Policia mbetet e përkushtuar që personat që kryejnë vepra penale të arrestohen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

Për çdo rast të dyshimtë, qytetarët ftohen të raportojnë në numrin 192.

Lajme10 minutes ago

Isen Shabani kalon në VLEN? Kapet mat në një darkë me kuadro të VLEN-it

Maqedoni1 hour ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Lajme2 hours ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Bota3 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni3 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni3 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni4 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri4 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë5 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni5 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni5 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë5 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK