Connect with us

Maqedoni

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Publikuar

Ngjarje tragjike në Opaje: Pasi i riu u ndje keq në taksi, shoferi e dërgoi menjëherë në ambulancë

Një 32-vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë pasi, gjatë kohës që po udhëtonte me taksi, futi në gojë një substancë të panjohur dhe më pas u ndje keq.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 20 gusht 2026, në orën 20:55, në Stacionin Policor Matejçë ishte raportuar nga Shtëpia e Shëndetit në Likovë se në një ambulancë private në fshatin Opaje kishte ndërruar jetë E.A. (32) nga Kumanova.

Sipas raportimit, 32-vjeçari, ndërsa po udhëtonte me taksi, kishte futur në gojë një substancë të panjohur. Pas kësaj, ai ishte ndjerë keq, ndërsa shoferi i taksisë e kishte dërguar menjëherë në ambulancën private në Opaje.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 32-vjeçari ka ndërruar jetë.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe të natyrës së substancës së panjohur.

NA NDIQ NË FACEBOOK