Lajme
Deklarata e Zelenskyt, Ramadani ndan momentin e vendimit të GJND’së për pavarësinë e Kosovës: Urojmë që Ukraina ta fitojë luftën kundër Rusisë

Gjatë vizitës së tij në Serbi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur, nuk ka ndryshuar.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, i cili ka ndarë momentin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, kur njoftohet vendimi se pavarësia e Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
‘’Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur Të Drejtën Ndërkombëtare.
Presidenti Zelensky urojmë të fitojë luftën kundër Rusisë, sikurse Kosova i çlirua nga Serbia.’’, ka shkruar Ramadani.



















