Connect with us

Lajme

Dauti: Parandalohet në Bllatë kontrabandimi i mbi 3 mijë gjilpërave për tatuazh

Publikuar

Mbi 3 mijë gjilpëra për tatuazh, si dhe pajisje të tjera të destinuara për tatuazhe, janë sekuestruar nga nëpunësit doganorë në pikën kufitare Bllatë, duke parandaluar një tentativë për kontrabandim.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, i cili njoftoi se ngjarja është zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti transportues që po hynte në vend.

Përveç gjilpërave, gjatë kontrollit të detajuar janë gjetur edhe 60 paketime me gjithsej 7.2 litra bojë për tatuazhe, si dhe 150 copë pomada dhe mjete të tjera ndihmëse për tatuazhe.

Sipas njoftimit, mallrat janë sekuestruar nga nëpunësit doganorë dhe rasti është proceduar më tej në përputhje me rregullat doganore.

NA NDIQ NË FACEBOOK