Connect with us

Lajme

Dauti: Më shumë koordinim, më pak pritje dhe kufij më të sigurt mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovos

Publikuar

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka zhvilluar takim bilateral me drejtuesit e Doganës së Kosovës, ku në fokus kanë qenë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy administratave doganore dhe lehtësimi i qarkullimit në pikëkalimet kufitare.

Dauti bëri të ditur se vëmendje e veçantë i është kushtuar funksionimit të One Stop Shop në Bllacë – Hani i Elezit, me synimin që përmes koordinimit më të mirë dhe shkëmbimit më të shpejtë të të dhënave të përshpejtohet qarkullimi i mallrave dhe udhëtarëve.

Në takim është diskutuar edhe për  e proceseve doganore, përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian, si dhe forcimin e bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit ndërkufitar.

“Më shumë koordinim, më pak pritje dhe kufij më të sigurt, ky duhet të jetë drejtimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Dauti pas takimit.

Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy administratave doganore duhet të matet përmes rezultateve konkrete në terren.

NA NDIQ NË FACEBOOK