Connect with us

Lajme

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

Publikuar

Gazetari Berat Buzhala ka paralajmëruar për nesër publikimin e një skandali që lidhet me naftën.

Në një video paralajmëruese, Buzhala thotë se shteti në tender publik ka favorizuar IP Petrol – kompaninë në pronësi të biznesmenit Shaip Mikullovci.

Sipas Buzhalës, prokuroria sonte do të duhej të arrestonte dikë për këtë skandal.

Çka kanë bë këta është, se e kanë favorizu një kompani që dihet se është e afërt me ta (VV) IP Petrolin dhe pronarin e saj, Shaip Mikullovci. Por nuk e kanë favorizuar në mënyrë të sofistikuar, ja kanë pranu dokumentin që është i falsifikuar. Edhe sikur të mos ishte i falsifikuar ai dokument, do të ishte kundërligjor”, thotë Buzhala në videon paralajmëruese.

NA NDIQ NË FACEBOOK