Maqedoni
Buzhala: Aktakuza për Grubin hajgare e madhe. Ai do të del i pafjashëm!

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar lidhur me aktakuzën ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, duke vënë në pikëpyetje fuqinë e provave mbi të cilat mbështetet rasti.
Në një status në rrjetet sociale, Buzhala shkruan se fillimisht kishte menduar se, duke marrë parasysh largimin e Grubit nga vendi, dënimi i tij do të ishte pothuajse çështje formale dhe se organet e ndjekjes tashmë dispononin prova të forta për korrupsion.
Megjithatë, ai thotë se pasi kishte analizuar aktakuzën dhe dokumentet që lidhen me çështjen, duke i shqyrtuar ato edhe përmes ChatGPT, kishte krijuar përshtypje krejt tjetër.
“Përndryshe, së pari e kuptova që aktakuza kundër Artan Grubit, në Maqedoni, qenka një hajgare e madhe”, shkruan Buzhala.
Sipas tij, analiza që kishte kërkuar për fuqinë juridike të aktakuzës kishte rezultuar me vlerësimin se ajo është “shumë e dobët”, ndërsa pretendon se, nëse një rast i tillë do të gjykohej në një shtet të Bashkimit Evropian, gjasat për dënim do të ishin rreth 20 për qind.
Buzhala më tej pretendon se përgjegjësia që i ngarkohet Grubit lidhet me drejtimin e mbledhjes së Qeverisë në të cilën është votuar çështja e lotarisë, duke theksuar se vendimi, sipas dokumenteve që ai ka shqyrtuar, ishte votuar me rezultat 20 me 0.
“Me fjalë të tjera, Artan Grubi po dilka i pafajshëm prej kësaj çështjeje”, përfundon Buzhala lidhur me aktakuzën.
Në fund, ai bën edhe një krahasim politik mes Grubit dhe përfaqësuesve të VLEN-it, duke shkruar me gjuhë karakteristike:
“Pasha të lumin Allah, Artan Grubi sa i përket nivelit, në krahasim me këta shapatellët e VLEN-it është Henry Kissinger”, shkruan Berat Buzhala.

















