Lajme
BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Bashkimi Demokrarik për Integrim thotë se VLEN-i ka frigë nga zgjedhjet e parakohshme, transmeton ZYRTARE.net
Në një kumtesë dërguar mediave, BDI thotë se kanë kaluar 24 orë por ende nuk ka asnjë reagim nga ana e VLEN për sfidën e shpallur nga ana e kryeministrit Mickovski.
“Kanë kaluar 24 orë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga s’vlen-i ende asnjë fjalë.
Ata që shkelën legjitimitetin, tani fshihen sapo u kërkohet që legjitimitetin ta matin para qytetarëve.
s’Vlen-i e di se nuk e ka pasur dhe nuk e ka mbështetjen e shqiptarëve. E di se pushteti i tij mbështetet te lëmosha e padronëve politik dhe te frika nga vota e lirë.
Nëse kanë marrë leje, le t’i pranojnë zgjedhjet e parakohshme.
Heshtja e tyre tashmë është përgjigje: kanë frikë nga qytetarët dhe nga verdikti që i pret”, thonë nga BDI.

















