Connect with us

Lajme

BDI akuza VLEN-it: 83 seanca të Qeverisë pa procesverbale të publikuara në gjuhën shqipe

Publikuar

më

BDI përmes një komunikate thekson sot se një skandal i ri është zbuluar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Për afro një vit, procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë nuk janë publikuar në gjuhën shqipe.

Procesverbali i fundit i publikuar në shqip është i datës 19 shtator 2025. Që nga ajo kohë janë mbajtur 83 seanca të Qeverisë, ndërsa procesverbalet e tyre vazhdojnë të mungojnë në versionin shqip të faqes zyrtare.

Bëhet fjalë për dokumentacion zyrtar të institucionit më të lartë të pushtetit ekzekutiv dhe për një periudhë prej 11 muajsh. Një numër kaq i madh dokumentesh të papublikuara kërkon sqarim të plotë për mënyrën se si po zbatohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve brenda vetë Qeverisë”, reagon BDI.

Më tej thuhet se situata është edhe më serioze pasi çështja është ngritur publikisht edhe më herët, ndërsa përfaqësues të siç thuhet “s’vlen-it kanë deklaruar se procesverbalet janë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe.”

“ Sot, 83 procesverbale të njëpasnjëshme vazhdojnë të mos jenë të qasshme në shqip. BDI dënon këtë shpërfillje të detyrimeve ligjore ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe kërkon përgjegjësi institucionale. Kërkojmë nga Qeveria të bëjë publike arsyet për mosbotimin e këtyre procesverbaleve, të sqarojë se kush mban përgjegjësi për këtë situatë dhe të publikojë menjëherë të gjithë dokumentacionin që mungon në gjuhën shqipe. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve përcakton edhe sanksione për mosrespektimin e dispozitave të tij. Institucionet kompetente duhet të konstatojnë nëse në këtë rast janë përmbushur kushtet për përgjegjësi dhe të veprojnë në përputhje me ligjin. s’Vleni-i gjithashtu duhet t’u përgjigjet shqiptarëve se si ka lejuar që për 11 muaj dhe 83 seanca të Qeverisë kjo situatë të vazhdojë pa u korrigjuar. Kërkojmë zbatim të ligjit, publikimin e menjëhershëm të procesverbaleve në gjuhën shqipe dhe përgjegjësi për këtë skandal. Ta thërrasim Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve që të veprojë tashmë pothuajse nuk vlen . s’vlen-i e ka degraduar dhe dobësuar deri në atë pikë sa ky institucion, që duhej të ishte një nga mekanizmat kryesorë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, është bërë praktikisht i pafuqishëm”, reagon BDI.(INA)

Lajme45 minutes ago

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Maqedoni2 hours ago

Hyseni: Bërvenica nesër, një mesazh për gjithë skenën politike: Shqiptarët nuk mund të injorohen!

Shqipëri2 hours ago

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Kosovë3 hours ago

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Lajme3 hours ago

Daut Beqiri: Dimitrievski të largohet nga Qeveria nëse nuk e respekton gjuhën shqipe

Maqedoni4 hours ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Lajme5 hours ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Kosovë5 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni7 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri7 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Kosovë8 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni9 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

NA NDIQ NË FACEBOOK