Lajme
Autostrada Shkup-Bllacë, Albi Qamili nxjer me zë dhe figurë: Ja sa herë u premtua nga BDI-ja

Zëvendëskryetari i Tetovës, Albi Qamili, ka publikuar një video përmes së cilës rikthen në vëmendje premtimet e bëra ndër vite për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë.
Në video, Qamili ka përmbledhur deklarata të ish-ministrit të Jashtëm dhe nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, por edhe të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, të cilët në periudha të ndryshme kishin paralajmëruar nisjen e këtij projekti.
Videoja publikohet në ditën kur zyrtarisht kanë nisur punimet për pjesën e dytë të autostradës Shkup–Bllacë./Zyrtare.net/















