Connect with us

Kosovë

Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Publikuar

Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se i dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari që ra në duart e policisë është Skender Llugiqi. /IndeksOnline/