Connect with us

Shqipëri

Arrestohet në Shqipëri i shumëpërfoluri Ergys Agasi

Publikuar

Këtë të mërkurë të nxehtë gushti u arrestua Ergys Agasi një nga emrat më të përfolur të 2 viteve të fundit. I biri Bardhyl Agasit, një zyrtar i PS-së së Fatos Nanos, hyri në politikë duke mbajtur detyrën e Inspektoratit të Mjedisit për një periudhë të shkurtër kohë. Më pas, zyrtarisht iu përkushtua “biznesit”.

Emri i tij nisi të përflitej në radhët e sistemit të drejtësisë kur iu sekuestrua një fabrikë e prodhimit të cigareve, ndërsa më pas u vu në qendër të vëmendjes në skandalin e AKSHI-t. Ai akuzohet se së bashku me biznesmenin Ermal Beqiri, i arrestuar pak kohë më parë në Francë, manipulonin tenderat e AKSHI-t duke shkuar deri aty sa të merrnin peng apo kërcënonin rivalët.

Agasi u vu në pranga në zonën e Plepave në Durrës. Burime nga policia thanë se ai është pikasur në zonën e Elbasanit dhe është mbajtur nën mbikëqyrje derisa është vënë në pranga./Lapsi.al