Connect with us

Shqipëri

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Publikuar

Interi nuk heq dorë nga Moussa Diaby dhe në përpjekjen për të bindur Al-Ittihad ka futur në bisedime edhe Kristjan Asllanin.

Sipas raportimeve nga Italia, oferta e parë e klubit zikaltër për sulmuesin francez ishte 20 milionë euro plus kartoni i Kristjan Asllanit, por propozimi është refuzuar nga klubi saudit.
Interi po punon tashmë për një formulë të re, ndërsa situata mbetet e hapur edhe për Asllanin. Shqiptari është në qendër të lëvizjeve të merkatos së zikaltërve dhe mund të përdoret si pjesë e një operacioni që do t’i sillte Interit Diabyn.

Një tjetër element që e mban gjallë këtë histori është fakti se Diaby ende nuk ka pranuar transferimin te Bayer Leverkusen, duke lënë hapësirë për Interin që të tentojë edhe një herë. Kështu, një nga transferimet më interesante të kësaj vere mund të ketë edhe një protagoniste shqiptar: Kristjan Asllani, kartoni i të cilit po shfaqet si një nga çelësat e merkatos së Interit.

Tani mbetet për t’u parë nëse Interi do të rikthehet me një ofertë të re për Diabyn dhe, mbi të gjitha, se cili do të jetë destinacioni i Asllanit.

Maqedoni1 minute ago

Zjarri në spitalin modular: Familjarët të zhgënjyer nga drejtësia, Prokuroria e mbylli një hetim kurse tjetrin po e zvarrit pa dhënë detaje

Shqipëri31 minutes ago

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Lajme1 hour ago

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

Maqedoni3 hours ago

Ministritë, komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë shtetërore kanë borxh 693 milionë euro

Shqipëri3 hours ago

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

Lajme4 hours ago

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

Maqedoni5 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkup

Shqipëri6 hours ago

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

Lajme7 hours ago

“U infiltrua në SHIK dhe depërtoi në AKI”, Kajtazi sjell historikun e errët të Fatmir Shehollit

Maqedoni8 hours ago

ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj

Shqipëri8 hours ago

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Lajme9 hours ago

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës

NA NDIQ NË FACEBOOK