Connect with us

Lajme

Adnan Azizi: Puna e Bilall Kasamit e mposht propagandën e BDI-së

Publikuar

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka shpërndarë një video nga përurimi i rrugës në fshatin Xhepçisht të Tetovës, duke e cilësuar projektin si dëshmi të punës së kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Azizi ka akuzuar BDI-në për propagandë dhe për përpjekje për të minimizuar punën e pushtetit lokal, duke renditur kritikat që, sipas tij, janë bërë gjatë realizimit të projektit.

“Puna e Bilallit e mposht propagandën e BDI-së!”, ka shkruar Azizi.

Ai ka theksuar se gjatë realizimit të projektit janë dëgjuar pretendime se rruga nuk do të bëhej pa kanalizimin, se nuk do të realizohej kanalizimi fekal apo rrjeti i ujësjellësit, si dhe kritika se rruga kishte mbetur përgjysmë.

Sipas Azizit, pas përfundimit të të gjitha punimeve, këto kritika kanë heshtur.

“Pas 40 vitesh, në Xhepçisht u realizua një punë e madhe dhe e kompletuar”, ka shkruar deputeti i VLEN-it, duke uruar banorët e fshatit.
“Puna është aty. Propaganda e dështuar e BDI-së po ashtu”, përfundon reagimin Azizi.