Connect with us

Lajme

Zulfiqar Zejnulla zgjidhet ministër pa resor, TDP bëhet pjesë e Qeverisë

Publikuar

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme plenare miratoi propozimin për zgjedhjen e një anëtari të ri të Qeverisë. Me vendimin e deputetëve, Zulfiqar Zejnulla u zgjodh ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton Zyrtare.net

Zejnulla është kuadër i Partisë Demokratike Turke (TDP), e cila pak ditë më parë iu bashkua koalicionit qeverisës. Me emërimin e tij në kabinetin qeveritar, TDP siguron përfaqësim në ekzekutiv pas arritjes së marrëveshjes për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentare.

Miratimi i këtij propozimi vjen në kuadër të ndryshimeve në përbërjen e Qeverisë pas zgjerimit të koalicionit qeverisës me partnerë të rinj./ZYRTARE.net/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK