Connect with us

Shqipëri

Zjarri në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari. Tentoi të fshihte provat duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë

Publikuar

Policia e Shtetit ka arrestuar  një 57-vjeçar si autorin e zjarrit që përfshiu malin e Shëngjinit. Sipas Policisë, 57-vjeçari me inicialet B. A., dyshohet se i vuri zjarrin mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar në zonën e “Sagës”, Shëngjin, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të madhe pyjore të malit të Shëngjinit.

Hetimet zbuluan se gjatë përhapjes së zjarrit ndodhi edhe një shpërthim, i dyshuar si i shkaktuar nga një predhë luftarake e pashpërthyer, e cila shpërtheu si pasojë e flakëve. Nga shpërthimi u dëmtua një 30-vjeçar që ndodhej si pasagjer në një automjet në lëvizje. Ai mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet konstatuan se i dyshuari kishte hequr DVR-në e kamerave të sigurisë së subjektit të tij, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua B. A., 57 vjeç, banues në Shëngjin, i cili akuzohet për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

I vuri zjarrin mbeturinave dhe tentoi të fshihte provat, pasi zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit, falë reagimit dhe veprimeve të shpejta identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në zonën e Shëngjinit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë një shtetas 57-vjeçar.

Ky shtetas dyshohet se më datë 03.07.2026, në vendin e quajtur “Sagë”, Shëngjin, ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë dhe djegur sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit.

Gjithashtu, gjatë përhapjes së flakëve, në terren ka ndodhur një shpërthim, i dyshuar si i shkaktuar nga një predhë luftarake e pashpërthyer, e cila ka shpërthyer si pasojë e zjarrit në zonën malore. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. U., 30 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në një automjet që ishte në lëvizje në zonë. Ai ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ka rezultuar se nga ana e shtetasit të dyshuar është hequr DVR-ja e subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua shtetasi B. A., 57 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

 Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Lajme10 minutes ago

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria: Fekale nga kanalizimi janë futur në rrjetin e ujit të pijshëm në Gostivar përmes pompave!

Maqedoni51 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri1 hour ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni3 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme6 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK