Connect with us

Shqipëri

Shqipëri, deputeti rrëmben në Kuvend marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

Publikuar

Deputeti i partisë Mundësia në Shqipëri, Agron Shehaj ka marrë marrëveshjen e konfidencialitetit për kredinë prej 302 mln dollarësh nga SHBA dhe është larguar me vrap.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kishte njoftuar më herët se deputetët mund ta lexonin marrëveshjen vetëm pasi të firmosnin deklaratën e konfidencialitetit. Kuvendi nuk u kishte shpërndarë kopje 140 deputetëve, por kishte parashikuar që dokumenti të konsultohej në një sallë me kapacitet vetëm 15 persona.

Në momentin kur një punonjëse e Kuvendit tentoi ta ndalonte Shehajn, ajo u shty prej tij dhe u rrëzua në tokë.

NA NDIQ NË FACEBOOK