Shqipëri
VIDEO/ Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar ndjeshëm këtë të diel në bregdetin e Vlorës, ku era e fortë dhe dallgët e larta kanë detyruar autoritetet të ngrenë flamurin e kuq në disa prej plazheve të qytetit.
Për shkak të rrezikut të krijuar nga deti i trazuar dhe rrymat e forta, qindra pushues janë larguar nga uji, ndërsa rojet bregdetare u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të respektojnë sinjalistikën dhe të mos futen në det deri në përmirësimin e kushteve.
Flamuri i kuq sinjalizon ndalimin e larjes, pasi situata paraqet rrezik për sigurinë e pushuesve. Autoritetet u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të shmangin notin dhe aktivitetet detare, duke ndjekur udhëzimet e rojeve bregdetare.
Ndërkohë, përkeqësimi i motit ka ndikuar edhe në qarkullimin rrugor.
Largimi i një numri të madh pushuesish nga zonat bregdetare ka shkaktuar trafik të rënduar në aksin Zvërnec–Vlorë, ku janë krijuar kolona të gjata automjetesh.





















