Connect with us

Kosovë

Vdiq tragjikisht në Gjermani, e reja Rina Krasniqi varroset nesër në vendlindje

Publikuar

Rina Krasniqi, e cila vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani, do të varroset nesër në varrezat e Damanek të Malishevës.

Sipas njoftimit mortor, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 18:00.

Për vdekjen e Rina Krasniqit kanë raportuar fillimisht mediat lokale të Malishevës, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga faqja e fshatit Damanek.