Connect with us

Lajme

U tha se iu ndalua hyrja në Shqipëri, zv sekretari Hasim Murtezani publikon foto nga Tirana

Publikuar

Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka publikuar një fotografi nga Tirana, duke hedhur poshtë pretendimet e përhapura se atij dhe deputetetir Qoku e Azizi iu është ndaluar hyrja në Shqipëri.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Murtezani ka ndarë një fotografi së bashku me familjen dhe ka shkruar: “Ashtu siç dje premtova 🙂 Përshëndetje nga Tirana 🇦🇱”.

deputetët e VLEN-it, Bekim Qoku dhe Adnan Azizi, ishin në qendër të vëmendjes në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku u raportua se atyre u ishte ndaluar hyrja në Shqipëri. Më pas, Policia e Shtetit doli me një njoftim zyrtar, duke sqaruar se zyrtarëve të VLEN-it nuk u ishte refuzuar hyrja në territorin shqiptar, por se vonesat në kalimin e kufirit kishin të bënin me verifikimet ndaj personave që i shoqëronin, të cilët rezultonin me probleme me ligjin./Zyrtare

NA NDIQ NË FACEBOOK