Lajme
Tomor Alizoti reagon për ndalimin e Qokut, Azizit dhe Murtezanit: Kjo të kujton kohën e Millosheviçit

Deputeti i Partisë Demokratike, **Tomor Alizoti**, ka reaguar pas ndalimit të deputetëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, **Bekim Qoku** dhe **Adnan Azizi**, në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Përmes një reagimi publik, Alizoti shprehu solidaritet të plotë me dy deputetët, duke kritikuar arsyetimin zyrtar për ndalimin e tyre, që sipas tij lidhet me mbështetjen e protestës “Revolucioni Flamingo”.
“Solidaritet i plotë me kolegët tanë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku dhe Adnan Azizi, të cilët sot u ndaluan në Qafë Thanë”, shkroi Alizoti.
Ai e cilësoi të papranueshme që, sipas pretendimeve, një deputet të pengohet të hyjë në Shqipëri për shkak të mbështetjes së një lëvizjeje qytetare kundër qeverisë.
Sipas Alizotit, një veprim i tillë kujton periudhën e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, kur, siç u shpreh ai, shqiptarëve u mohohej e drejta e lëvizjes për shkak të bindjeve të tyre politike.
“Nëse mbështetja e protestës bëhet shkak për ndalim, atëherë kjo nuk është Shqipëri demokratike, por regjim që frikësohet nga zëri i lirë”, theksoi deputeti i PD-së.



















