Lajme
Tetovë, inaugurohet rruga e re në lagjen “Dardania”, Kasami: Investim sipas të gjitha standardeve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin dhe promovimin e rrugës së re në lagjen “Dardania”, duke e cilësuar atë si një investim modern të realizuar sipas të gjitha standardeve.
Sipas Kasamit, projekti ka përfshirë instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, vendosjen e anësoreve, si dhe asfaltimin e plotë të rrugës, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.
“Me shumë kënaqësi sot promovuam rrugën në lagjen ‘Dardania’, një rrugë e re, moderne dhe me të gjitha standardet. Instaluam rrjet të ri ujësjellësi, vendosëm anësoret dhe realizuam asfaltimin e rrugës. Ju qoftë për hajër banorëve”, ka shkruar Kasami.
Ky investim është pjesë e projekteve infrastrukturore që Komuna e Tetovës po realizon në lagje të ndryshme të qytetit.

















