Maqedoni
Tensione në Kuvend: Arbana Pasholli pretendon se u sulmua verbalisht nga Ivan Stoilkoviq, pak para emërimit të tij ministër

Deputetja shqiptare Arbana Pasholli ka bërë të ditur se gjatë pauzës së seancës parlamentare dje është sulmuar verbalisht nga zëvendëskryeministri për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili në të njëjtën seancë pritet të zgjidhet ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Sipas reagimit të publikuar nga Pasholli, sjellja e Stoilkoviqit është cilësuar si e papranueshme, fyese dhe denigruese, jo vetëm ndaj saj si deputete, por edhe ndaj grave shqiptare në politikë.
Ajo thekson se incidenti rikthen në vëmendje, sipas saj, qëndrimet e mëhershme antishqiptare të Stoilkoviqit, duke shtuar se është shqetësuese që ai po emërohet ministër në Qeverinë VMRO–VLEN–ZNAM.
















