Connect with us

Maqedoni

Stuhia shkatërron të mbjellat në Haraçinë, banorët kërkojnë ndihmë

Publikuar

më

Stuhia e fortë që goditi disa vende të Shkupit, ka përfshirë edhe rajonin e Haraçinës.

Dëmet më të mëdha janë regjistruar në kulturat bujqësore, nga cka banorët thonë se kanë përjetuar humbje të mëdha.

“Dëme ka pas por jo shumë të mëdha, diku ndoshta ka më shumë. Mbulesat mi ka grisur, edhe ka thyer disa rrënjë. Askush nuk është lajmëruar, ju jeni të parët,” tha një banor.

“Janë të dëmtuara plotësisht mbulesat e bardhë ndër plantacione, pjesërisht do të thotë materiali i brendshëm është i dëmtuar, por gjithashtu edhe duhani i cili ka qenë i mbrojtur,” tha një tjetër banor.

“Ndihmesa nuk kemi prej askujt. Do të thotë ne jemi vetëm prej mëshirës së Zotit. Shteti nuk na ka ndihmuar. Ne jemi të detyruar të dalim në televizion me kërkuar ndihmë prej shtetit,” u shpreh një banor.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri tha për Alsat se kanë marrë masa të menjëhershme për të stabilizuar situatën, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e Ministrisë së Bujqësisë.

“Edhe bujqit intervenuan menjëherë dhe reaguan, na dhanë informacion se kanë edhe dëme në kulturat bujqësore. Qysh në orët e hershme të mëngjesit i komunikuam përfaqësues të  Ministrisë së Bujqësisë dhe e shqyrtuam mundësinë që të formojnë një komision që të dalin ti vlerësojnë dëmet që të ju dalim në ndihmë bujqve,” deklaroi Daut Beqiri (Kryetari i Komunës së Haraçinës).

Edhe pse stuhia zgjati relativisht pak, pasojat u ndjenë në disa pjesë të komunës, ndërsa ekipet punuan për normalizimin e situatës. Janë dëmtuar pemë, llamarina mbrojtëse, cati dhe rrugë. Pasdite situata u duk e normalizuar. /Alsat.mk

Lajme55 minutes ago

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Maqedoni2 hours ago

Hyseni: Bërvenica nesër, një mesazh për gjithë skenën politike: Shqiptarët nuk mund të injorohen!

Shqipëri2 hours ago

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Kosovë3 hours ago

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Lajme3 hours ago

Daut Beqiri: Dimitrievski të largohet nga Qeveria nëse nuk e respekton gjuhën shqipe

Maqedoni4 hours ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Lajme5 hours ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Kosovë5 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni7 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri7 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Kosovë8 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni9 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

NA NDIQ NË FACEBOOK