Lajme
Sonte ndizet Haraçina! Shkëndija prezanton “armatën” e sezonit të ri, tifozët thirren në festën kuqezi!

-Haraçina sonte do të jetojë një mbrëmje të veçantë futbolli.
KF Shkëndija Haraçinë do të prezantojë zyrtarisht ekipin për sezonin e ri, në një ngjarje që pritet të mbledhë qindra tifozë dhe sportdashës.
Me fillim nga ora 20:30, para objektit të Komunës së Haraçinës, futbollistët dhe stafi i klubit do të dalin para publikut, ndërsa atmosfera pritet të jetë festive dhe plot emocion.
Nga klubi është bërë thirrje që të gjithë tifozët të jenë pjesë e kësaj nate të madhe kuqezi, për t’i dhënë ekipit mbështetjen e parë para nisjes së sezonit të ri.
Shkëndija është gati – sonte është radha e tifozëve ta ndezin festën në Haraçinë!






















