Connect with us

Shqipëri

Shqipëria mbyll 3 kapitujt, Vangjeli: Klithmë qortimi për politikën vendase të ndarë

Publikuar

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1, e cilësoi mbylljen e tre kapitujve me BE-në si një moment historik që kërkon unitet kombëtar, duke e quajtur atë një “klithmë qortimi” për politikën e ndarë shqiptare.

Pra, pluralizmi është thelbi i demokracisë, por ky lajm vjen edhe si një klithmë qortimi për të na kujtuar që ka megjithatë disa gjëra, disa akte, disa detyra kombëtare që janë të shtruara përpara të gjithëve. Pavarësisht ndasive të jashtëzakonshme, pavarësisht tensioneve të jashtëzakonshme që shpesh politika krejtësisht fëmijërore dhe inatçore prodhon me shumicë, Tirana duhet t’i tejkalojë dhe duhet të bëhen bashkë. E sotmja është pikërisht një ftesë për një gjë të tillë”, tha Vangjeli.

Ai theksoi se shqiptarët, kur janë mes vetes, shndërrohen shpesh në armiqtë më të mëdhenj të njëri-tjetrit, derisa u shfaqet një “armik real”.

Por në këtë rast, sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër veç bashkimit, pasi anëtarësimi në BE nuk është thjesht një aspiratë, por “zgjidhja e vetme” për vendin si pjesë e kontinentit.

Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk mund të zgjedhim dot zgjidhje tjetër sepse jemi pjesë e kontinentit. Kjo së paku do të duhej të na bënte bashkë”, shtoi ai, duke pranuar se kjo është “jashtëzakonisht e vështirë, pavarësisht dhe ndoshta është e pamundur” për shkak të kulturës politike ekzistuese. Vangjeli kritikoi mentalitetin e ndarjes partiake.

E di që është e ngulitur edhe në kohën kur ishin socialistët në opozitë edhe tani që janë në pushtet, dhe demokratët në pushtet edhe opozitë — pra anasjelltas, që e thënë me fjalët më të thjeshta: nëse Rama do të buzëqeshte për lajmin e mirë të marrë në Bruksel, Berisha do të nxinte se do t’i dukej si suksesi i kundërshtarit të tij dhe jo i vendit. Njëlloj siç nxinte Rama dje për çdo hap që hidhte ish shumica e djeshme. Dhe kjo është kaq primitive, kaq ka një nevojë kaq urgjente për t’u tejkaluar, për t’u emancipuar”, u shpreh ai.

Analisti përfundoi duke theksuar nevojën për të “emancipuar fillimisht kuajt e karrocës sonë, se duket që vrapojnë më pak se vetë karroca që tani ka një inerci tjetër”.

Lajme6 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni1 hour ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK