Connect with us

Lajme

Shkodran Alili: Met Braja do të mbrohet në liri, e drejta në fund triumfon

Publikuar

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Shkodran Alili, ka njoftuar se nga sot Met Braja do të mbrohet në liri, duke e cilësuar këtë si një ditë gëzimi dhe fitore të së drejtës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alili falënderoi të gjithë ata që, sipas tij, për 92 ditë kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje për Met Brajën dhe familjen e tij.

Ai u shpreh se Braja nuk u dorëzua dhe nuk u lëkund gjatë kësaj periudhe, por qëndroi, siç tha, me dinjitet dhe besnik ndaj bindjeve të tij.

“Populli thotë: ‘E drejta vonon, por nuk harron’. Sot është një ditë gëzimi, por edhe një dëshmi se besimi, qëndrueshmëria dhe e drejta, në fund, triumfojnë”, shkroi Alili.

Në fund të mesazhit të tij, ai i uroi mirëseardhje në liri Met Brajës, duke falënderuar të gjithë mbështetësit për besimin dhe solidaritetin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK