Connect with us

Lajme

Shitet Audi-A6 e ish-kryetarit të Strugës Ramiz Merko

Publikuar

më

Audi-A6, i përdorur për disa vite nga ish-kryetari i Strugës, Ramiz Merko, është shitur sot në një ankand publik dhe tashmë ka një pronar të ri nga Manastiri.

“Komuna e Strugës realizoi me sukses shitjen e automjetit zyrtar që për vite me radhë ishte shndërruar në simbol të luksit të tepruar dhe keqmenaxhimit të parasë publike.

Procesi u zhvillua përmes ankandit publik, ku morën pjesë 9 palë të interesuara nga Struga, Ohri, Manastiri dhe Shkupi. Pas një gare të hapur dhe transparente, ofertën më të lartë, në vlerë prej 22.000 euro, e paraqiti një kompani nga Manastiri, e cila u shpall fituese e ankandit.

Këto mjete do të kontribuojnë drejtpërdrejt në uljen e borxhit të Komunës së Strugës dhe janë një dëshmi se me vendime të përgjegjshme mund të lehtësohet barra financiare që për vite me radhë u është lënë qytetarëve.

Administrata aktuale beson se Komuna e Strugës nuk ka nevojë për automjete luksoze, por për një administratë efikase, institucione funksionale dhe investime që u shërbejnë qytetarëve. Koha kur paratë publike shpenzoheshin për privilegje duhet t’i përkasë së kaluarës.

Çdo euro e kursyer nga shpenzimet e panevojshme është një euro më shumë për rrugë më të mira, shkolla, çerdhe, hapësira publike dhe shërbime cilësore për qytetarët. Pikërisht kjo është filozofia e qeverisjes së re: më pak luks për pushtetin dhe më shumë investime për Strugën.

Komuna e Strugës do të vazhdojë me politikën e racionalizimit të shpenzimeve, rritjes së transparencës dhe uljes graduale të borxhit publik. Vetëm përmes menaxhimit të ndershëm dhe të përgjegjshëm të financave mund të ndërtojmë një komunë më të zhvilluar, më të qëndrueshme dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar.

Ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe një hap konkret drejt rikthimit të besimit të qytetarëve se pasuria publike menaxhohet me përgjegjësi dhe në interes të tyre”, njoftuan nga komuna e Strugës.

Shqipëri13 minutes ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Lajme1 hour ago

Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

Shqipëri3 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Lajme4 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni5 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri6 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme7 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni8 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri8 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme8 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme9 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme9 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

NA NDIQ NË FACEBOOK