Lajme
Prof dr Arsim Sinani u nderua me çmimin “Fan S. Noli” me rastin e shënimit të 55-vjetorit të themelimit të Universitetit

Prof dr Arsim Sinani u nderua me Çmimin “Fan S. Noli”, në kuadër të shënimit të 55-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fan S. Noli”, me një nga vlerësimet më të larta që akordon Senati Akademik i këtij universiteti.
Në këtë ngjarje u bë fillimisht promovimi i studimit: “Noli në shtypin e Korçës në vitet 1920–1924” i kolegëve: Metin Venxha dhe Orjon Ago.
Vlerësimi nga Universiteti Fan Noli mu dha për kontributin tim në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, bashkëpunimin akademik dhe promovimin e vlerave kombëtare në hapësirën mbarëshqiptare.
Në ceremoninë e dekorimit me Çmimin “Fan Noli”, në praninë e tyre prof dr Arsim Sinanin e nderuan edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse të Korçës, të Myftinisë së Korçës, Prefektja e Qarkut të Korçës, Florinda Zegullaj, si dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi.
Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 55-vjetorit të Universitetit “Fan S. Noli”, me pjesëmarrjen e drejtuesve universitarë, profesorëve, studiuesve dhe të ftuarve të tjerë.
















