Connect with us

Lajme

Reagon kompania Kimi & Ibra nënkontraktuese në kanalizimin në Zajas: Kemi kryer punët, pagesa nuk është kryer

Publikuar

Pas akuzave të njëpasnjëshme të koalicionit VLEN në adresë të BDI-së për mosrealizimin e projektit të kanalizimit në Zajaz të Kërçovës, kanë pasuar reagime të shumta.

Ka reaguar edhe kompania kërçovare Kimi & Ibra, e cila thotë se ka qenë një nga kompanitë realizuese (nënkontraktore) të projektit. Nga kompania pretendojnë se punimet janë kryer, por pagesa për to nuk është bërë.

Sipas tyre, janë në proces të ngritjes së padisë ndaj Komunës së Kërçovës, pasi, siç thonë, punimet janë realizuar, ndërsa mjetet financiare janë shpenzuar pa u bërë pagesa ndaj kompanisë.

Çështja e kanalizimit në Zajaz, vendlindjen e kryetarit të BDI-së, ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht pas deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, i cili tha se sipas dokumentacionit të BE-së, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian figuron si i realizuar.
Rasti ka hapur debat mbi mënyrën e zbatimit të projektit dhe përdorimin e fondeve të dedikuara për këtë investim.