Connect with us

Maqedoni

Qeveria: Janë siguruar mbi 10 milionë euro për blerjen e orizit të papërpunuar dhe rrushit Vranec

Publikuar

më

Qeveria miratoi Vendimin me të cilin ndryshohen dhe plotësohen kushtet për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet e kompensimit. Linja ekzistuese e kredisë, e cila realizohet përmes Bankës Zhvillimore, do të përdoret për financimin e blerjes së orizit të papërpunuar dhe rrushit për verë të llojit Vranec.

Këtë vendim e miratojmë para fillimit të periudhës kryesore të grumbullimit, kur kompanive u nevojiten mjete të konsiderueshme financiare për marrjen e produkteve, ndërsa të ardhurat nga shitja ose përpunimi i tyre realizohen më vonë.

Me këtë instrument krijojmë bazën financiare që blerja të zhvillohet me kohë, ndërsa prodhimi i dorëzuar të paguhet brenda afatit të përcaktuar.

Aktivizohen mjetet e disponueshme nga linja ekzistuese e kredisë, si dhe mjetet e lira me të cilat administron Banka Zhvillimore. Shuma e përgjithshme e mjeteve të disponueshme arrin në 793.481.723 denarë, ose rreth 10,1 milionë euro. Nga kjo shumë, 240 milionë denarë janë dedikuar për blerjen e orizit të papërpunuar, ndërsa 553.481.723 denarë për blerjen e rrushit për verë të llojit Vranec.

Kërkesat në kuadër të secilës prej dy shumave do të shqyrtohen sipas rendit të paraqitjes. Shuma maksimale e kredisë për blerjen e rrushit të llojit Vranec është deri në 130 milionë denarë, ndërsa për orizin e papërpunuar deri në 30 milionë denarë.

Për orizin e papërpunuar është paraparë afat shlyerjeje deri në gjashtë muaj, ndërsa për rrushin deri në nëntë muaj. Për të dyja qëllimet është paraparë grejs periudhë deri në tre muaj, me shlyerje në këste tremujore. Norma e interesit do të jetë fikse, në nivel prej 1% në vit, pa provizion të njëhershëm për administrimin e kredisë.

Maqedoni32 minutes ago

Nuk iu bind urdhrit të policisë, goditi veturën zyrtare dhe sulmoi policët në Likovë, kallëzohet penalisht 27-vjeçari

Kosovë1 hour ago

Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë

Maqedoni1 hour ago

Komisioni Evropian (KE) raportoi protestat per provimin e jurisprudences në gjuhën shqipe, të drejtat gjuhësore dhe perfagesimi i drejtë mbeten problem

Shqipëri1 hour ago

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Bota2 hours ago

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Maqedoni3 hours ago

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

Shqipëri3 hours ago

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

Maqedoni3 hours ago

Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462

Lajme4 hours ago

Raporti i BE’së për Shqipërinë: Protestat nisën për mjedis, u shndërruan në lëvizje kundër korrupsionit, palët të angazhohen në dialog

Lajme4 hours ago

Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive nis koordinimin për festat e nëntorit

Lajme5 hours ago

Adnan Azizi takon zëvendësambasadorin francez Philippe Marcheto, në fokus reformat dhe integrimi evropian

Maqedoni5 hours ago

Rrugët e Maqedonisë marrin ende jetë: 84 të vdekur për dhjetë muaj, synohet përgjysmimi i viktimave

NA NDIQ NË FACEBOOK