Connect with us

Maqedoni

Policia kapi 3 adoleshentet në Kumanovë! Viktima 14 vjeçe denoncoi rastin pas postimit në rrjet

Publikuar

Tre vajza e rrahin dhe e torturojnë psiqikisht një bashkëmoshatare 14 vjeçe. Sipas burimeve të policisë, kjo video është filmuar gjatë muajit mars në një shtëpi të braktisur në njërin nga parqet e Kumanovës. Tek pas katër muajsh, viktima L.I. e ka denoncuar rastin në polici të hënën vetëm pas publikimit të videos brutale, e cila është postuar në rrjetin TikTok nga njëra prej të dyshuarave, 14 vjeçare M.K që ka marr pjesë në rrahje.

 

“Nga Sektori për punë të brendshme në Kumanovë thonë se rasti po trajtohet me procedurë të shpejtë dhe pas denoncimit të viktimës, janë identifikuar tri agresoret dhe janë marrë në pyetje, dy prej të cilave janë të mitura dhe pas procedimit të rastit nga prokurori kompetent do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake për masa të mëtutjeshme”, Adnan Qaili, gazetar.

Nga policia lokale thonë se e dyshuara e parë 19 vjeçe P.A. ka iniciuar pritën ndaj viktimës me dy shoqet e saj E.SH. 16 vjeçe dhe M.K. 14 vjeçe, të cilën fillimisht e kanë ftuar për tu sqaruar për motive të dobëta xhelozie dhe pastaj e kanë sulmuar fizikisht duke e filmuar dhe me celularë. Gjatë ditës së sotme ato u morën në pyetje në prezencë të prindërve dhe të punësuarve të Qendrës Sociale të Qytetit, dhe priten kallëzimet penale për dy vepra penale.

“Lidhur me videon e publikuar, për të cilën pyesni, ju njoftojmë se SPB Kumanovë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitet për zbardhjen e rastit, pas së cilës publiko do të informohet me kohë”, tha SPB Kumanovë.

Kjo video që po qarkullon në internet ka tronditur publikun pasi që tri prej vajzave janë ende në shkollë fillore dhe njëra në shkollë të mesme. Sociologët e shohin këtë fenomen shqetësues që po përsëritet shpesh brenda një kohe të shkurtër në shoqërinë tonë. Profesori Vaid Xhemaili thotë se ky frustrim social përveç dhunës fizike dhe linçimit përmes rrjeteve sociale duhet të trajtohet nga autoritet me shumë seriozitet në mënyrë që adoleshentët mos të bëhen viktima.

“Ne si sociolog e trajtojmë edhe aspektin e hiperstimulimit të fëmijëve ose të gjeneratave të reja që vjen si rezultat i konsumimit të asaj përmbajtje që ju ofrohet nga rrjetet sociale që shpesh herë janë me përmbajtje brutale, të dhunshme dhe me pasoja jashtëzakonisht të mëdha për ta. Në rend të parë është një brengë e madhe se çfarë po ndodh me gjeneratat e reja dhe për neve si shoqëri dhe shpresojmë që të vjen momenti për tu ndërmarrë diçka në drejtim të kontrollit të futjes të moshave të ndryshme në përdorim të teknologjisë”, tha Vaid Xhemaili, sociolog .

Brenda vitit ky është rasti i tretë që grupe adoleshentësh dhe fëmijësh përfshihen në përleshje dhe filmohen me qëllim të postimit në rrjetet sociale. Një rast i ngjashëm i dhunës ndaj një viktime ka pas ndodhur edhe në Tetovë dhe një tjetër rast në Shkup. Kujtojmë që Ministria e Arsimit nga shtatori do të zbatojë programin me psikologë për detektimin e shenjave të hershme të delikuencës dhe përdorimit të dhunës nëpër shkolla, që vjen si pasoj e dhunës nëpër familjet e tyre./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK