Connect with us

Shqipëri

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Publikuar

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të hënë në lagjen “Grumbullimi” të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës. Si pasojë, një 22-vjeçar, banor i kësaj zone, ka mbetur i plagosur nga një tjetër person, po banor i të njëjtës lagje.

22-vjeçari ka marrë plagë me thikë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

NA NDIQ NË FACEBOOK