Connect with us

Lajme

Pamjet me dron/ Tirana e mbushur nga diaspora, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Publikuar

Pamjet me dron nga protesta e zhvilluar në Tiranë kanë treguar një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, përfshirë edhe persona të ardhur nga diaspora, të cilët janë bashkuar në tubimin masiv në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë.

Nga pamjet shihen mijëra qytetarë që janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta vijon të jetë pjesë e një serie tubimesh ku qytetarët shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë ndryshime politike në vend.

 

Protesta e kësaj të shtune është e 35-ta radhazi.