Connect with us

Lajme

Nga tre avionë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni, kanë mbetur vetëm dy

Publikuar

Stuhia që goditi Shkupin javën e kaluar ka dëmtuar edhe një avion të tipit Air Tractor, duke bërë që Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim tani të ketë në dispozicion vetëm dy avionë të këtij lloji, transmeton Portalb.mk.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, është kontaktuar kompania përgjegjëse për servisimin e avionëve dhe i është kërkuar që sa më shpejt të dërgojë mekanikët e saj.

“Dëmi ndoshta nuk është i madh, por avioni aktualisht është jashtë përdorimit. Kemi kontaktuar kompaninë që është përgjegjëse për servisimin, “Titan”, dhe kemi kërkuar që sa më shpejt të dërgojnë mekanikët e tyre. Pres që edhe mekanikët tanë të mund ta përballojnë këtë sfidë, por rregullat në aviacion janë shumë të rrepta dhe kërkojnë që fillimisht të vijë ekipi i tyre. Kështu, gjatë ditëve në vijim nuk do ta kemi në dispozicion avionin e tretë Air Tractor, por në dispozicion janë dy helikopterë të policisë dhe një helikopter i ushtrisë”, deklaroi Angellov gjatë një interviste për televizionin Sitel.

Ndryshe, “Air Tractor”-ët janë rikthyer në qendër të debatit për mbrojtjen nga zjarret në Maqedoninë e Veriut, pasi Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, deklaroi në emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma se synimi i tij është blerja e edhe tre avionëve të tjerë për shuarjen e zjarreve, përfshirë edhe një avion me dy ulëse për trajnim. Megjithatë, pas kësaj ambicieje fshihet një paradoks i dukshëm: shteti flet për avionë të rinj, ndërsa prej vitesh përballet me mungesë pilotësh që do t’i drejtojnë ata.

NA NDIQ NË FACEBOOK