Connect with us

Lajme

Në gusht hapet shpallja për pasardhësin e Islam Abazit

Publikuar

më

Këshilli i Prokurorëve Publik në mbledhjen e sotme solli vendim për hapjen e shpalljes për zgjedhjen e prokurorit themelor publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i cili sipas afatit ligjor do të shpallet në gusht, përkatësisht 90 ditë para skadimit të mandatit të udhëheqësit aktual të prokurorisë.

Anëtarët e Këshillit e zgjodhën Zoran Markovskin për prokuror themelor publik të Prokurorisë Themelore Publike në Kriva Pallankë.

Në mbledhje u miratuan edhe vendimet për përcaktimin e udhëheqësve të tre prokurorive themelore publike. Për udhëheqës në Prokurorinë Themelore Publike në Berovë është zgjedhur Suzana Boshnjakovska, për udhëheqës në Prokurorinë Themelore Publike Shën Nikollë është zgjedhur Darko Cvetanoski, ndërsa Edmond Sherif është zgjedhur udhëheqës i Prokurorisë Themelore Publike në Resnjë.

Këshilli e miratoi edhe vendimin për konfirmimin e numrit të prokurorëve publik në prokuroritë publike në vend për periudhën e ardhshme pesë vjeçare. Sipas të dhënave të prezantuara në mbledhje sistematizimi parashikon 261 vende të prokurorëve publik, ndërsa aktualisht detyrën e kryejnë 194 prokurorë publikë.

Sipas vlerësimeve dhe analizave të bëra për nevojat e rrjetit të prokurorisë publike, në pesë vitet e fundit është parahsikuar plotësimi edhe i 106 pozita të prokurorëve, me qëllim të tejkalimit të deficitit kadrovik dhe funksionimit më efikas të prokurorisë në vend. përcjell Zhurnal.mk .

Advertisement
Lajme25 minutes ago

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt

Maqedoni55 minutes ago

Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari

Maqedoni1 hour ago

Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij

Sport2 hours ago

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”

Maqedoni2 hours ago

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Maqedoni3 hours ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme3 hours ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni3 hours ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

Lajme3 hours ago

Mexhiti në Çarshinë Historike të Bursës: Shkëmbimi i përvojave me esnafët, në funksion të revitalizimit të Çarshisë tonë

Kosovë3 hours ago

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Lajme3 hours ago

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Shqipëri3 hours ago

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

NA NDIQ NË FACEBOOK