Lajme
Në aksionin policor që zgjati më pak se tri orë, Policia në lokalet e Tetovës arrestoi katër persona

Policia e Maqedonisë së Veriut në lokalet e natës në Tetovë ka arrestuar katër persona. Aksioni policor zgjati në mesnatën ndërmjet 17 dhe 18 korrikut, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë kryerjes së kontrolleve në objektet hotelerike në Tetovë, gjatë kontrolleve në pjesën mbrapa objektit, janë gjetur dy qese me materiale pluhur të bardhë. Pas zbardhjes së rastit do të ketë kallëzime penale përkatëse”, njoftoi Policia.
Aksioni policor është kryer në periudhën prej 23:30 deri më 02:00 nga punonjësit e policisë në SPB Tetovë, duke gjetur thika dhe drogë.
Në kontrollet e kryera, janë arrestuar A.A. (23) nga Novo Sella, E.R. (29) nga Kamjani, S.A. (24) nga Gostivari dhe S.J. (59) nga Reçica.
















