Lajme
Mustafa Dauti pret në takim biznesmenin dhe Konsullin e Nderit të Malit të Zi në Turqi, Naser Alim

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim afaristin e njohur dhe Konsullin e Nderit të Malit të Zi në Turqi, Naser Alim, trasnmeton zyrtare.net
Sipas Dautit, Alim është themelues dhe pronar i një grupi kompanish të suksesshme, me dy kompani në Turqi dhe pesë të tjera në Ballkan, ndërsa grupi që ai drejton numëron mbi 700 të punësuar.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për zhvillimin ekonomik të vendit, mundësitë e bashkëpunimit dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
Dauti vlerësoi se takime të tilla janë një mundësi e mirë për forcimin e dialogut dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit, me synim nxitjen e zhvillimit ekonomik.

















