Lajme
Murtezani: Temat kombëtare dhe etnike BDI i ka prioritet vetëm kur është në opozitë

Zëvendëssekretari i Qeverisë nga VLEN, Hasim Murtezani, permes një shkrimi në rrjetet sociale thekson se partia opozitare BDI po tenton të rikthejë në fokus temat kombëtare dhe etnike vetëm pasi ka humbur pushtetin.
“10:2 e keni rezultatin zgjedhor lokal a ende doni të shkoni në zgjedhje?
Po pësuat debakëll more në lokalet a sju mjafton si mësim ajo humbje e rëndë që ngelet vetem me dy komuna rrurale?
Mund të flisni sa të doni, por qytetarët e kanë dhënë verdiktin.
Propaganda nuk e ndryshon realitetin.
Deri dje flisnit për “legjitimitet”, por pas rezultatit në zgjedhjet lokale ajo temë u mbyll.
Sot kërkoni zgjedhje të parakohshme, sikur harroni se humbja e fundit ishte një mesazh i qartë nga qytetarët.
Mos u jepni shpresa të rreme aktivistëve duke u premtuar rikthim të shpejtë në pushtet.
Besimi fitohet me punë, jo me propagandë.
Për 22 vite në qeveri patët mundësinë të zgjidhnit problemet e shqiptarëve.
Temat kombëtare dhe etnike ju bëhen prioritet vetëm kur jeni në opozitë.
Shqiptarët nuk mashtrohen më.
Ata e dinë kush punon, kush mban përgjegjësi dhe kush kujtohet për ta vetëm kur humb pushtetin.
Nëse vazhdoni të kërkoni zgjedhje, duhet të jeni të përgatitur për një humbje edhe më të thellë dhe më të qartë nga qytetarët si ai i zgjedhjeve komunale 2025!’, ka shkruar Murtezani.














