Connect with us

Lajme

Murtezani dhe Seferi vizitojnë Haraçinën, takohen me kryetarin Daut Beqiri

Publikuar

Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani së bashku me drejtorin e parqeve Muamer Seferi ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Haraçinës, ku së bashku me kryetarin e komunës, Daut Beqiri, kanë diskutuar për projektet që janë në realizim dhe nevojat e qytetarëve.
Përmes një postimi, Murtezani theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar t’u qëndrojë pranë të gjitha komunave pa dallim, duke shtuar se mbështetja institucionale do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Mbështetja jonë ka qenë konkrete dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me investime që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe nxisin zhvillimin lokal”, shkroi ai.
Murtezani vlerësoi edhe punën e kryetarit të Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, për të cilin tha se po dëshmon përkushtim, seriozitet dhe vizion në drejtimin e komunës.
Sipas tij, me angazhimin e pushtetit lokal dhe mbështetjen e Qeverisë, Haraçina ka mundësi të avancojë me projekte të rëndësishme dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Në fund, Murtezani theksoi se bashkëpunimi institucional mbetet çelësi i suksesit dhe se vetëm përmes koordinimit ndërmjet institucioneve mund të realizohen më shumë projekte në interes të qytetarëve.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK