Connect with us

Lajme

Mucunski: Fetai ka një rrjet kontaktesh që mund të na shërbejnë, i di të gjitha gjuhët zyrtare të Belgjikës

Publikuar

më

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunsk, për emërimin e i Arben Fetait si i dërguar special në BE, thotë se është një pyetje legjitime dhe ai beson se publiku meriton përgjigje për faktin se ish-zëvendëskryeministri, siç u pretendua, nuk shkoi në punë për një periudhë të caktuar gjatë kohës që ishte në detyrë, por mori një pagë.

“Le të flasim hapur së pari se kush është Arben Fetai. Ai është një person që ka marrë arsimimin në Belgjikë, i njeh të gjitha gjuhët zyrtare të Belgjikës.

Arben Fetai jo vetëm që i njeh të gjitha gjuhët zyrtare të Belgjikës, por gjithashtu ka punuar dhe është angazhuar nga organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare në Bruksel. Ai ka një rrjet kontaktesh që mund t’u shërbejnë interesave të shtetit.

Objektivisht, Arben Fetai ka shtetësi të dyfishtë, të RMV-së dhe belge. Nëse nuk do të kishte shtetësi të dyfishtë, ndoshta do të ishte një kandidat ideal për ambasadorin tonë në BE. Për mua, ai ishte gjithashtu një bashkëpunëtor i shkëlqyer në Qeveri. Është e lehtë të kritikosh, por është mirë të flasësh për faktet.

Na duhet një person atje për shkak të dinamikës së aktiviteteve. Ai do t’i shërbejë shtetit në këtë periudhë specifike. Në biografinë e tij, ai përmbush profilin e personit që na duhet atje”, tha Mucunski.

Lajme4 minutes ago

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Maqedoni1 hour ago

Hyseni: Bërvenica nesër, një mesazh për gjithë skenën politike: Shqiptarët nuk mund të injorohen!

Shqipëri2 hours ago

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Kosovë2 hours ago

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Lajme2 hours ago

Daut Beqiri: Dimitrievski të largohet nga Qeveria nëse nuk e respekton gjuhën shqipe

Maqedoni3 hours ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Lajme4 hours ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Kosovë5 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni6 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri7 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Kosovë8 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni8 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

NA NDIQ NË FACEBOOK