Lajme
Mexhiti prezanton festivalin ndërkombëtar të muzikës “Çarshia”: Synojmë të krijojmë një traditë të re artistike

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Mexhiti, ka prezantuar edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”, një iniciativë e komunës që synon të pasurojë jetën kulturore dhe artistike në Shkup.
Sipas Mexhitit, festivali është konceptuar si një ngjarje që do të krijojë një traditë të re artistike dhe do ta pozicionojë kryeqytetin më fuqishëm në hartën kulturore rajonale dhe ndërkombëtare.
“Prezantojmë edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës ‘Çarshia’, një nismë e Komunës së Çairit që synon të krijojë një traditë të re artistike dhe ta vendosë Shkupin më fuqishëm në hartën kulturore”, u shpreh Mexhiti, raporton Zyrtare.
Ai theksoi se festivali do të jetë një platformë për promovimin e muzikës, bashkëpunimit kulturor dhe shkëmbimit të përvojave mes artistëve nga vende të ndryshme.
















