Connect with us

Lajme

Me pranga në duar, Dashnim Miftari – pronari i Veda 2 Petrol sillet në gjykatë

Publikuar

Nëntë të arrestuarit për shpëlarje parash dhe kontrabandë të naftës janë paraqitur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Ata, dyshohen për përfshirje në një skemë të organizuar kriminale me naftë.

Me pranga në duar, në gjykatë u soll edhe Dashnim Miftari, njëri nga të arrestuarit në aksionin e të mërkurës. Miftari konsiderohet si një nga biznesmenët më të fuqishëm të industrisë së karburanteve të naftës në Kosovës dhe dyshohet se ishte një nga drejtuesit e grupit të cilin e goditën autoritetet.

Sipas hetimeve të Prokurorisë Speciale, grupi dyshohet se përdorte dokumente fiktive tatimore dhe realizonte shitje fiktive të derivateve të naftës.

Operacioni u zhvillua në 21 lokacione brenda territorit të Kosovës, sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës të mërkurën.

Bastisjet rezultuan me arrestimin e nëntë individëve.

Emri kryesor nga individët e arrestuar është ai i Dashnim Miftarit, pronarit të biznesit Veda -2-Petrol Sh.P.K., një prej rrjeteve më të mëdha të shitjes së karburantit për automjete në vend.

Rrjeti i Veda -2-Petroll Sh.P.K. në pronësi të Miftarit zotëron rreth 50 njësi me pika të karburanteve dhe markete në të gjithë territorin e Kosovës, bazuar në të dhënat e biznesit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).

Në pranga kanë rënë edhe tregtarë të tjerë të naftës.

Tre anëtarë të familjes Mazrek nga Mamusha: Faruk, Muhamet dhe Fariz Mazrek, të ndaluar në aksionin e të mërkurës, udhëheqin një biznes të karburantit të naftës në këtë komunë me shumicë turke.

Fatmir Visoka, pronar i Extra Petrol, një pike të derivateve në Hoçë të Madhe dhe familjari i tij Korab Visoka, u arrestuan në operacion, mësoi Paparaci.

Prokuroria tha se sekuestroi 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë dhe prova të tjera materiale.

301 euro në kartëmonedha prej dy eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, po ashtu u sekuestruan gjatë operacionit, sipas një njoftimi të Prokurorisë Speciale.

Të dyshuarit ngarkohen për veprat penale të shpëlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar dhe përdorimit të dokumenteve të rreme lidhur me tatimin dhe shmangies nga tatimi.

Lajme5 minutes ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme54 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni1 hour ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni1 hour ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni2 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë3 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni3 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni3 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë3 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme3 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

NA NDIQ NË FACEBOOK