Connect with us

Lajme

Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjinat e Samitit të NATO-s, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Publikuar

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte e ftuar të merrte pjesë në një aktivitet në margjinat e Samitit të NATO-s që u mbajt në Ankara, por nuk kishte mundur të udhëtonte për shkak të angazhimeve në agjendën e saj. Maqedonci shtoi se meqë Ballkani Perëndimor nuk ishte në fokusin e samitit është vlerësuar që Kosova të mos marrë fare pjesë në atë aktivitet.

Maqedonci sqaroi se Kosova nuk ka qenë asnjëherë e ftuar në punimet e Samitit të NATO-s, pasi nuk është shtet anëtar i Aleancës, ndërsa ftesat për përfaqësuesit e saj kanë qenë vetëm për aktivitete të organizuara në margjinat e samitit. Ai theksoi se vitin e kaluar, në një aktivitet të tillë në kuadër të Konferencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishte ftuar ish-presidentja Vjosa Osmani, ndërsa këtë vit ftesa ishte drejtuar Haxhiut, mirëpo për shkak të agjendës nuk kishte mundur të ishte e pranishme në samit.

Ftesa për Haxhiun, sipas ministrit në detyrë, ishte për një takim njëditor.

“Në margjinat e këtij Samiti vitin e kaluar ishte ftuar ish-presidentja Osmani nga DASH-i. Edhe sivjet është ftuar ushtruesja e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu. Me ftesë nga Këshilli i Atlantikut, që është pjesë e SHBA-së, për një ‘roundtable’. Besoj se ka qenë e angazhuar diku tjetër (pse nuk ka shkuar). Kur këto samite kanë fokus të veçantë regjionin e Ballkanit Perëndimor patjetër që Kosova, sikurse vendet e rajonit, ftohen të jenë pjesë e takimeve të ndryshme brenda një samiti. Në Ankara nuk ka qenë fokus kryesor Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja pse asnjë vend tjetër jo-anëtar të rajonit nuk është ftuar të jetë pjesë e atij samiti. Ne jemi në diskutime të vazhdueshme me Haxhiun për pjesëmarrjen tonë me aktivitete që lidhen me mbrojtjen, NATO-n, sigurinë, ushtrinë. Këtë rast besoj që agjenda e saj ia ka pamundësuar. Ka qenë ftesa e Këshillit të Atlanikut për një takim njëditor, për një ‘roundtable’ dhe vlerësoj se duke mos qenë pjesë e diskutimeve të Samitit, duke qenë vetëm në margjina të saj, është vlerësuar që të mos jetë pjesë ndoshta e atij aktiviteti që është realizuar. Kosova edhe këtë radhë është ftuar të jetë pjesë e margjinave, por Samiti është i dizajnuar për 32 vendet e NATO-s”, ka thënë Maqedonci në një intervistë për “KosovaPress” të shtunën.

Sipas Maqedoncit, institucionet e Kosovës vlerësojnë rëndësinë e aktiviteteve që zhvillohen në margjinat e samiteve të NATO-s përpara se të vendosin për pjesëmarrjen, ndërsa u shpreh optimist se në samitin e ardhshëm të Aleancës, që do të mbahet në Tiranë, Kosova do të ketë mundësi të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme.

Samiti i NATO-s në Ankara u mbajt më 7 dhe 8 korrik. Fokusi kryesor ishte rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, mbështetja për Ukrainën dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes së NATO-s.

Partitë opozitare patën reaguar për mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë samit, duke cilësuar se është hera e parë që vendi nuk ishte e përfshirë në aktivitetet e samitit dhe e interpretuan këtë si dëshmi të përkeqësimit të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë.

Shqipëri15 minutes ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme1 hour ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota4 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota4 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni5 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme6 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi7 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

NA NDIQ NË FACEBOOK