Connect with us

Lajme

Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

Publikuar

Një person dyshohet se është plagosur sonte në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë dy prokurorë.

Veriu.info mëson se personi i plagosur është Suad Kelmendi.

Ai tha se dyshohet për të shtëna me armë zjarri.

“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, së bashku me të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur”, tha Nikçi.

Ndërkohë, në mediat lokale është publikuar foto nga vendi i ngjarjes dhe raportohet se incidenti ka ndodhur në lagjen e ‘Milet Bahçe’ në Pejë.

NA NDIQ NË FACEBOOK