Connect with us

Kosovë

Krasniqi për Kurtin: Po përçan shqiptarët, kryeministër i dështuar

Publikuar

Analisti politik Dardan Krasniqi ka deklaruar se mungesa e integritetit politik po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve në Kosovë.Në emisionin “Kosova Today”, Krasniqi tha se partitë politike duhet të jenë më transparente.“Pa integritet politik nuk ka as integritet institucional. Kjo dëshmon që partitë politike në Kosovë vuajnë nga integriteti dhe dinjiteti i atyre që i përfaqësojnë. Integriteti politik është që të jesh transparent, jo këto pazare”, tha Krasniqi.

Ai foli edhe për zhvillimet brenda Aleancës, duke vlerësuar procesin zgjedhor brenda kësaj partie.

Krasniqi tha se gjashtë pikat e paraqitura nga AAK-ja nuk kanë të bëjnë me një person të caktuar, por me funksionimin e institucioneve të Kosovës.

“Aleanca ka kaluar në një frymë shumë demokratike, ka pasur garë, ka qenë një garë fer, janë vlerësuar njerëzit”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, ai kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për përçarje politike dhe vendime që, sipas tij, kanë dëmtuar kategori të caktuara shoqërore.

“Me dhimbje po e them, për shkak të këtij helmimi të thellë të terrenit politik, sepse të gjithë e dimë se çka ka shkaktuar ky polarizim i madh prej LVV-së dhe këtij pushteti. Një kryeministër që ka ndarë shqiptarët dhe po përçan shqiptarët, ka lënë veteranin e UÇK-së jashtë pagës me marrëveshje me Listën Serbe. Ky kryeministër për mua ka me qenë politikani më i dështuar dhe kryeministri më i dështuar në të gjithë spektrin kombëtar”, deklaroi Krasniqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK