Connect with us

Kosovë

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Snezana Paunović, Shqipëria reagon vetëm me një deklaratë kritike

Publikuar

Kosova ka shpallur *persona non grata* ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunović, pas deklaratave të saj të cilësuara nga autoritetet e Prishtinës si nxitëse të urrejtjes dhe në mbështetje të politikave të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve.

Vendimi u bë publik nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi se ka firmosur urdhrin që ndalon përfundimisht hyrjen dhe tranzitin e ministres serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Sveçlës, deklaratat e Paunović përfaqësojnë vazhdimësinë e politikave shtetërore serbe ndaj shqiptarëve dhe rikthejnë retorikën e përdorur gjatë regjimit të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq.

“Snezana Paunović ka rikonfirmuar atë nga e cila Serbia nuk ka hequr dorë asnjëherë, projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve. Kjo gjuhë nuk është e re. Ajo është vazhdimësi e një politike shtetërore që për dekada ka prodhuar dhunë, krime dhe përpjekje për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre,” deklaroi Sveçla.

Ai theksoi se retorika e ministres serbe përbën kërcënim për rendin kushtetues dhe sovranitetin e Kosovës dhe duhet të dënohet nga të gjitha shtetet demokratike.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, kam nxjerrë vendimin përmes të cilit Snezana Paunović shpallet *persona non grata*, me ndalim të përhershëm të hyrjes dhe tranzitit në Republikën e Kosovës,” u shpreh Sveçla.

Ministri i Brendshëm shtoi se epoka e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve ka marrë fund dhe se institucionet e Kosovës do të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për të cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

“Republika e Kosovës është një shtet sovran dhe demokratik me institucione të forta që mbrojnë rendin kushtetues. Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik apo për të kërcënuar Republikën e Kosovës do të përballet me përgjigje të vendosur, ligjore dhe institucionale,” deklaroi ai.

Ndërkohë, Shqipëria ka reaguar përmes një deklarate të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili kritikoi deklaratat e ministres serbe, por pa ndërmarrë masa të ngjashme diplomatike si ato të autoriteteve të Kosovës.

Deri më tani, Tirana zyrtare është mjaftuar me dënimin verbal të deklaratave të Paunović, ndërsa nuk ka njoftuar për ndonjë vendim lidhur me statusin diplomatik të ministres serbe./NOA.al

Advertisement
Lajme4 minutes ago

Lushtaku i përgjigjet Abdixhikut: Mos ma përdor emrin, zgjidhi problemet në LDK – Kur dojnë me u bo interesant m’ përmendin mu

Lajme9 minutes ago

26 mijë denarë pagë, 11 mijë rruga dhe 4 mijë për hamburger: Çfarë i mbetet punëtorit?

Maqedoni1 hour ago

LSDM godet Mickoskin: “BE-ja anuloi vizitën për Mladiqin – Qeveria në Shkup ndoqi të njëjtën politikë!”

Shqipëri2 hours ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme3 hours ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni3 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni4 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë4 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni4 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri5 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni5 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota5 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

NA NDIQ NË FACEBOOK