Connect with us

Lajme

Kontrolle të jashtëzakonshme në Gostivar, po respektohet ndalesa për ujin

Publikuar

më

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka kryer 70 kontrolle të jashtëzakonshme në rajonin e Gostivarit, pas ndalesës për përdorimin e ujit nga sistemi i qytetit. Kontrollet kanë përfshirë kafene, restorante, furra buke, pastiçeri, qebaptore, tregti dhe operatorë të tjerë me ushqim, përcjell TV21.

Sipas AUV-së, gjatë inspektimeve nuk janë konstatuar shkelje në lidhje me përdorimin e ujit të ndaluar. Operatorët kanë përdorur ujë të paketuar dhe ujë të sigurt për larjen e enëve, pajisjeve dhe sipërfaqeve të punës, ndërsa për shërbimin e klientëve janë përdorur gota dhe pajisje plastike dhe prej letre.

Megjithatë, inspektorët kanë evidentuar edhe disa parregullsi. Pesë operatorë nuk kishin zbatuar masat për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim, ndërsa te 18 operatorë mungonin kontrollet e detyrueshme shëndetësore të punonjësve. Gjithashtu, janë konstatuar 11 subjekte të paregjistruara si operatorë me ushqim në AUV, ndërsa dy operatorë kishin vendosur në qarkullim 18 kilogramë ushqime të pasigurta, të cilat janë asgjësuar. Për shkeljet e konstatuara janë shqiptuar 30 gjoba në vlerë totale prej 7.750 eurosh, si dhe 12 ndalesa për ushtrimin e veprimtarisë./tv21.tv

Lajme54 minutes ago

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Maqedoni2 hours ago

Hyseni: Bërvenica nesër, një mesazh për gjithë skenën politike: Shqiptarët nuk mund të injorohen!

Shqipëri2 hours ago

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Kosovë3 hours ago

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Lajme3 hours ago

Daut Beqiri: Dimitrievski të largohet nga Qeveria nëse nuk e respekton gjuhën shqipe

Maqedoni4 hours ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Lajme5 hours ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Kosovë5 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni7 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri7 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Kosovë8 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni9 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

NA NDIQ NË FACEBOOK