Connect with us

Maqedoni

Kaos me adresat në rajonin e Tetovës! Mbi 90 fshatra pa emra rrugësh, qytetarët përfundojnë në burgje e përmbarues

Publikuar

më

Vetëm qyteti i Tetovës numëron 19 fshatra administrative, por nëse llogaritet i gjithë rajoni bashkë me komunat rurale, numri shkon në rreth 90 vendbanime. Paradoksi qëndron në faktin se pothuajse në asnjë prej këtyre fshatrave nuk ekzistojnë emra rrugësh apo numra adresash. Ky sistem i mangët është kthyer në një makth të vërtetë, jo vetëm për banorët, por edhe për postat shtetërore e private. Avokati Qenan Rahmani alarmon se pasojat ligjore për qytetarët janë të jashtëzakonshme. Mospranimi i ftesave të gjykatës apo institucioneve të tjera po i penalizon ata rëndë, duke u shkaktuar shpenzime të mëdha për përsëritjen e lëndëve, pagesa të shumta te noterët dhe bllokime nga përmbaruesit.

“Në mungesë të emrave të rrugëve dhe numrit të vendbanimeve, ndërlikohet procesi i komunikimit të qytetarëve nëpërmjet institucioneve të organeve të shtetit. Gjithësisht, siç janë gjykatat, prokuroria, posta, qendra për punë sociale dhe përmbaruesit e kështu me radhë. Klientët e mi kanë pasoja të jashtëzakonshme, në veçanti ata të cilët kanë procedura penale në gjykatë. Në mungesë të pranimit të adresës së saktë të ftesave, shumica e klientëve të mi përfundojnë në burgjet e Republikës së Maqedonisë, pa e ditur se për çfarë vepre janë dënuar dhe lartësinë e dënimit. Gjithashtu, kam klientë të cilët kanë kontekste edhe me përmbaruesit, për shkak të mungesës së emrave dhe numrave të rrugëve të banimit. Unë mendoj se mungesa e emërtimit dhe numrit të rrugëve të vendbanimeve nuk është çështje politike, është mungesë dhe neglizhencë e institucioneve dhe organeve të shtetit”, tha Qenan Rahmani, avokat.

Por, krahas mungesës së infrastrukturës së adresave, një tjetër goditje vjen nga institucioni i Postës së Maqedonisë. Drejtori i këtij institucioni, Orhan Kurtishi, pranon se terreni ka mbetur zbuluar, pasi numri i punonjësve që dalin në pension është shumë më i lartë se numri i punësimeve të reja.

“Gjatë tre viteve të kaluara, ne kemi pasur diku 450 të punësuar, të cilët kanë shkuar në pension ose kanë ndërruar vendin e punës. Vitin e kaluar kemi pasur 80 punësime të reja, këtë vit presim njëjtë dhe shpresojmë që sadopak ta zbusim atë mungesë të punësuarve që i kemi në terren”, theksoi Orhan Kurtishi, drejtor i Postës së Maqedonisë.

Se situata është kritike e dëshmojnë edhe akuzat e fundit të opozitës në Tetovë, sipas të cilave rreth 4 mijë qytetarë përfunduan te përmbaruesit vetëm për shkak të mosmarrjes së paralajmërimeve për pagesën e mbeturinave. Shumë prej tyre kishin deklaruar për TV21 se nuk kishin pranuar asnjë faturë në shtëpitë e tyre. Ndërkaq, numri i atyre që nuk arrijnë të marrin ftesat e gjykatave dhe që përballen me sanksione të rënda dyshohet të jetë jashtëzakonisht më i lartë. Qytetarët mbeten të bllokuar mes neglizhencës institucionale për të emërtuar rrugët dhe zbrazëtirave në terren nga mungesa e postierëve.

Shqipëri21 minutes ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme1 hour ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme4 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri6 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme7 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni8 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme8 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

NA NDIQ NË FACEBOOK